Lajmet e Fundit

Aksident i rëndë në Zajm të Klinës, përfshihen disa vetura e lëndohen disa persona

Para rreth 20 minutave më herët ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Zajm të Klinës, ku dyshohet se u përfshinë disa vetura, raporton PrishtinaPost.

Nga fotografitë e siguruar, në vendin e ngjarjes shihen Njësiti i Policisë së Kosovës si dhe ambulanca.

Në këtë aksident thuhet se u përfshinë disa vetura dhe se disa persona janë lënduar.

Sinjali ka provuar të kontaktojë policinë, por deri në këto çaste nuk kemi pranuar një përgjigje për rastin.

www.prishtina-post.com do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky aksident.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *