E enjte, 5 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Zbulohen 2.162 kilogramë marihuanë në Vërmicë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit të substancave narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, autoritetet doganorë kanë ndaluar për kontroll fizik një autobus me udhëtarë dhe kanë kryer kontrolle të automjetit dhe bagazheve.

Gjatë intervistimit, njëri prej udhëtarëve, i pyetur nga autoritetet doganorë nëse kishte ndonjë mall apo send për të deklaruar, nuk ka deklaruar asgjë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Megjideklaroitë, gjatë kontrollit fizik të çantës së krahut të udhëtarit, autoritetet doganorë kanë zbuluar një qese plastike që përmbante një substancë të dyshuar si narkotike. Pas peshimit, sasia e substancës së dyshuar ka rezultuar të jetë 2.162 kilogramë marihuanë.

Në kuadër të kontrollit të mëtejshëm, autobusi është kontrolluar edhe përmes skanerit, me ç’rast nuk janë evidentuar parregullsi të tjera.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa personi dhe substanca e dyshuar janë proceduar më tej tek organet kompetente për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës dhe trafikimit të substancave narkotike, si dhe në mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *