E hënë, 2 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Publikohet klipi i ri i Ariana Grandes, fansat shqetësohen për pamjen e saj?

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Ariana Grande ka publikuar videoklipin e shumëpritur të këngës “Hate deklaroit I Made You Love Me”, projektin e parë nga albumi i saj i ri “Petal”, i cili pritet të dalë më 31 korrik.

Megjideklaroitë, përveç muzikës dhe konceptit artistik, vëmendja kryesore është përqendruar te paraqitja e këngëtares.

Në videoklip, 32-vjeçarja shfaqet me një fustan të verdhë elegant pa mëngë, ndërsa në qendër të historisë është aktori Justin Long, i cili interpreton një personazh të përndjekur nga kujtimet dhe emocionet e së kaluarës. Klipi ndërthur elemente thriller dhe një atmosferë më të errët, duke sjellë një dimension më dramatik të projektit të ri muzikor.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Menjëherë pas publikimit, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të ndryshme. Një pjesë e fansave kanë shprehur shqetësim për pamjen fizike të artistes, ndërsa të tjerë kanë kritikuar fokusin te trupi i saj në vend të muzikës dhe punës artistike.

Debati ka rikthyer në vëmendje deklaratat e mëparshme të Ariana Grande, e cila ka folur shpesh kundër komenteve mbi pamjen fizike dhe kulturës së gjykimit të trupit në rrjetet sociale.

Artistja ka theksuar më herët se ndihet “më e shëndetshme se kurrë” dhe ka bërë thirrje për më shumë ndjeshmëri në komentet për paraqitjen e personazheve publikë.

Pavarësisht diskutimeve, kënga dhe videoklipi i ri kanë ngjallur interes të madh, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri në karrierën e Ariana Grandes dhe duke rritur pritshmëritë për albumin “Petal”.

Publikohet klipi i ri i Ariana Grandes, fansat shqetësohen për pamjen e saj?

Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *