Showbiz

Butrint Imeri dhe Aktorja Turke Su Burcu: Spekulimet për Romancë Pushtojnë Mediat

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Këngëtari shqiptar Butrint Imeri po bën bujë jo vetëm në Shqipëri, por tashmë edhe në mediat e Turqisë. Pas publikimit të pamjeve ekskluzive nga Prive, ku aktorja e njohur turke Su Burcu Yazgı Coşkun shihet në një event privat të Imerit, spekulimet për një lidhje romantike mes tyre kanë marrë dhenë.

Butrinti organizoi një festë mjaft private të shtunën për të promovuar albumin e tij të ri, “I pari”, i cili zyrtarisht do të publikohet më 10 qershor 2026. Në këtë event, ku ishin të pranishëm vetëm familjarë, miq të afërt dhe bashkëpunëtorë, u shfaq edhe aktorja turke. Prania e saj ngriti menjëherë pyetje dhe hodhi benzinë mbi dyshimet për një lidhje.

Media të njohura turke si @akilliofficial, Onedio dhe Haber3, kanë nisur të botojnë lajme me tituj të fortë, si “AŞKINI İLAN ETTİ!” (Deklaroi dashurinë!). Këto publikime sugjerojnë se Su Burcu Yazgı Coşkun dhe Butrint Imeri janë në një histori dashurie, duke theksuar edhe diferencën e moshës mes tyre (21 vjeç ajo, 30 vjeç ai).

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Su Burcu, e njohur për rolin e saj si Asiye në serialin hit “Kardeşlerim” dhe për pjesëmarrjen në “Bir Gece Masalı”, është një nga yjet më premtuese të brezit të ri në Turqi, me miliona ndjekës.

Deri më tani, as Butrinti as Su Burcu nuk kanë bërë ndonjë koment zyrtar lidhur me këto spekulime. Megjithatë, prania e aktores në eventin intim të këngëtarit shihet si prova më konkrete deri më sot për një marrëdhënie mes tyre, ndërsa albumi “I pari” pritet të dalë pas dy ditësh.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *