E diel, 1 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
✦ Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti ✦ Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë, mijëra familje ende presin të dashurit e tyre ✦ Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci ✦ Më pak se dy kilometra rrugë, MIT jep tender mbi 750 mijë euro për rehabilitimin e segmentit Klinë e Epërme-Skenderaj ✦ Daniella Chávez Ndriçon Plazhin: Fustani Transparent që Vë në Pah Linjat dhe Frymëzon Vetëbesim ✦ Dasma e Selin Bollati dhe DJ Gimbon: Një ngjarje e pritur me datë të caktuar ✦ Blakaj: Mbrojtja e katërshes së UÇK-së në Hagë ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare ✦ Hykmete Bajrami akuzon Qeverinë për nepotizëm: Miqtë dhe familjarët po rehatohen nëpër ambasada
Lajmet e Fundit

Rreth 8 mijë maturantë kanë aplikuar deri tani për testin e maturës shtetërore

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Që nga 1 qershori e deri tani, në platformën online kanë aplikuar rreth 8 mijë maturantë nga 18 mijë sa pritet të aplikojnë për testin e maturës shtetërore, i cili do të mbahet më 20 qershor. Kështu kanë bërë të ditur drejtues të Ministrisë së Arsimit. Ndërkaq, njohës të fushës së arsimit vlerësojnë se ligji i ri i maturës do të rrisë kontrollin sa i përket mbarëvajtjes së testit. Rezultatet e testit do të shpallen, më 29 qershor.

Më 20 qershor rreth 18 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të maturës shtetërore. Edhe këtë vit aplikimi po bëhet në platformën online eKosova. Udhëheqësi i divizionit për vlerësim, standarde dhe monitorim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, në një përgjigje për Radio Kosovën dha detaje rreth zhvillimit të këtij procesi.

“Që nga 1 qershori ka filluar aplikimi për testin e maturës përmes platformës eKosova dhe deri tani kanë aplikuar rreth 8 mijë maturantë. Koordinatorët e shkollave kanë filluar aprovimin e këtyre aplikimeve, që do të thotë se përgjegjës për aprovimin janë koordinatorët e shkollave. Aplikimi do të zgjasë deri më 12 qershor. Testi i maturës, siç e dini, do të organizohet më 20 qershor, kurse rezultatet pritet të publikohen më 29 qershor”, deklaroi Elezi.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Elezi bëri thirrje që të gjithë maturantët që hasin probleme gjatë aplikimit të kontaktojnë koordinatorët e shkollave, në mënyrë që të mos e lënë aplikimin për ditën e fundit.

“Të gjithë nxënësit që ende nuk e kanë kryer aplikimin, nëse kanë probleme me llogarinë në eKosova, të kontaktojnë koordinatorët e shkollave dhe sigurisht do të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që të mos e lënë për ditën e fundit aplikimin për maturë”, theksoi ai.

Ndërkaq, sa i përket ligjit të ri të maturës, që këtë vit i jep kompetenca më të mëdha Inspektoratit Arsimor, njohës të fushës së arsimit vlerësojnë se ai do të ketë efekt pozitiv në menaxhimin e testit.

Xhavit Rexhaj, në një përgjigje për Radio Kosovën, e vlerësoi si të nevojshëm ligjin e ri të maturës, por deklaroi se është e domosdoshme të ndryshohet tërësisht koncepti i testit të maturës.

“Ligji i ri i maturës besoj që ndihmon shumë, sepse ata që dëshirojnë t’i thyejnë rregullat tash e kanë parasysh çka mund t’i gjejë dhe se mund të ketë sanksione. Sanksionet janë ato që kanë munguar më parë. Mirëpo, unë konsideroj që ministria duhet ta rimendojë krejt konceptin e maturës, në mënyrë që të bëhet ashtu siç duhet për të reflektuar dijen dhe shkathtësitë e vërteta të nxënësve, duke i rishikuar pyetjet, duke i riformuluar ato dhe duke e rishikuar administrimin e testit”, theksoi Rexhaj.

Në testin e maturës shtetërore, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në tri lëndë të përgjithshme: Gjuhë shqipe, Matematikë, Gjuhë angleze, si edhe në një lëndë me zgjedhje që përzgjidhet nga nxënësi. Rezultatet e testit të maturës shtetërore do të shpallen më 29 qershor.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *