E premte, 6 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avionit të madh transportues

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Mbërritja e një avioni të tipit Antonov An-124 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, më 6 maj, nxiti kureshtjen e shumëkujt në Kosovë.

Por, arsyeja e fluturimit drejt Kosovës të njërit prej aeroplanëve më të mëdhenj në botë për transportin e mallrave, përfshirë ato ushtarake, mbetet ende e panjohur.

Fluturimi i aeroplanit me regjistrimin UR-82008 nuk ka figuruar as në regjistrat e fluturimeve komerciale online.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ministria e Mbrojtjes në Kosovë ka thënë se nuk ka informacione zyrtare lidhur me këtë fluturim.

Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi, e ka fotografuar dhe e ka xhiruar uljen e djeshme të aeroplanit gjigant, i cili në Kosovë është parë edhe në të kaluarën.

Edhe entuziastë të aviacionit, vendës e të huaj, po ashtu kanë publikuar fotografi e video të uljes së Antonov An-124 në aeroportin që ndodhet 17 kilometra larg kryeqytetit kosovar, duke aluduar se aeroplani është nisur nga një bazë ajrore në Gjermani.

bazuar në tyre, ai mund të ketë sjellë pajisje ushtarake për misionin paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR.

Por, nga ky mision i NATO-s nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it në lidhje me këtë çështje.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë i deklaroi REL-it se, “si çështje parimore dhe pavarësisht nga pyetja specifike, nuk komenton transportet ushtarake”, si dhe që përgjigja e saj nuk përbën as konfirmim e as mohim në lidhje me këtë fluturim.

Ajo, megjideklaroitë, deklaroi se forcat e armatosura gjermane përdorin shërbimin e transportit të kompanisë Antonov.

“…Kapacitetet e Antonov Logistics SALIS GmbH [përdoren] për dërgimin dhe furnizimin e forcave gjermane në kontekstin e mbrojtjes kombëtare dhe mbrojtjes së aleancës, menaxhimit të krizave ndërkombëtare dhe menaxhimit të rreziqeve dhe krizave kombëtare”, i deklaroi REL-it një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Për çfarë përdoren aeroplanët Antonov?

bazuar në të dhënave zyrtare, të publikuara nga vetë kompania ajrore, AntonovAirlines është një degë e Antonov Company, me seli në Kiev, Ukrainë.

Ndërmarrja shtetërore ukrainase operon një flotë të gjerë avionësh që transportojnë mallra, duke përfshirë pesë avionë të tipit An-124 Ruslan, që mund të bartin ngarkesa deri në 150 tonë.

Dy prej këtyre aeroplanëve përdoren zyrtarisht përmes kompanisë Antonov Logistic SALIS GmbH, për të ofruar shërbime transportuese për NATO-n dhe vendet e Bashkimit Evropian për dërgimin e “mallrave emergjente në situata të krizës”.

bazuar në informacioneve në ueb-sajtin e kompanisë, shërbimet përgjegjëse për planifikimin e transportit dhe mirëmbajtjes së avionëve janë zhvendosur përkohësisht në Lajpcig të Gjermanisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Fluturimet e mëparshme në Kosovë

Aeroplani i kompanisë Antonov nuk erdhi për herë të parë në Kosovë të mërkurën.

Vetë Aeroporti i Prishtinës kishte publikuar fotografi të këtij aeroplani, kur ai kishte mbërritur në Kosovë më 2016.

Ndërkaq, grupi BBKRspotters, i cili publikon pamje të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, kishte publikuar një video të uljes së këtij aeroplani në “Adem Jashari” në janarin e vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar informacione nga vetë kompania e fluturimeve Antonov për fluturimin e djeshëm, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *