Lajmet e Fundit

Suspendohet komandanti i policisë në Skenderaj, shkoi në uniform në të pame te familja e Faton Hajrizit

Është suspenduar nga puna komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj.

Kjo pasi ai bashkë edhe me disa zyrtarë policorë kishin shkuar të uniformuar në të pame tek familja e Faton Hajrizit.

Vendimi është marrë pas rekomandimit të Inspektoratit të Policisë.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Rekomandimi nga Inspektorati u bë të martën duke vlerësuar se togeri kishte bërë “Sjellje të rëndë diskredituese”.

Për rastin në fjalë janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet përfshirë këtë rast, veprimet e saja i ndërmerr komfor autorizimeve ligjore që ka dhe rekomandimeve të IPK-së, duke zbatuar të njëjtit”

Faton Hajrizi ishte duke vuajtur dënimin me burgim në burgun e Smrekonicës, kur më 06.07.2024 ishte arratisur nga atje.

Më pas, ai kishte vrarë një polic në Serbi dhe e kishte plagosur një tjetër. Pas kësaj vepre, forca të shumta policore serbe ishin vënë në ndjekjen e tij, dhe më 19 korrik u raportua se u vra.

Hajrizi ishte i dyshuar për një sërë veprash penale, në mesin e të cilave edhe për plagosjen e policëve kosovarë gjatë një plaçkitje në Skenderaj në vitin 2006 e më pas sërish plagosjen e dy policëve tjerë në një plaçkitje tjetër në Vushtrri.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *