Lajmet e Fundit

Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë”, shpërthen bashkëthemeluesi i VV’së ndaj ish-partisë së tij

Nga · 4 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen që dikur vet e themeloi, “Lëvizjen Vetëvendosje

19 vjet pas themelit, “Lëvizja e Aliut” ka ndryshuar shumë.Në një rrëfim të gjatë për Infokusin, Fatos Aliu ka zbuluar shumë të pathëna për organizimin e Vetëvendosjes, mungesën e demokracisë brenda partisë, Dejona Mihalin, e dëshpërimin e tij me Albin Kurtin si kryeministër.

Aliu ka kritika edhe për qasjen e qeverisë ndaj dialogut me Serbinë.“A po realizohen kërkesat e Serbisë deri në pikë të fundit, krejt janë duke u realizu. Prej A deri në Zh të gjitha pikat strategjike Serbia i ka realizu. Ti kurrë nuk e përmend bile në agjendë, qysh me hy unë në bisedë pa disa elemente bazike për shqiptarët e Luginës. Politikat e shqiptarëve po ia mundësojnë Serbisë që t’i realizoj kërkesat e tyre.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ia kanë mundësu dhe po ia mundësojnë”, thekson ai.Duke folur për dëshpërimin e tij me qeverinë e Vetëvendosjes, Aliu thotë se më së shumti po e pëson rinia.“Ne nuk po tregojmë shembull për gjeneratat e reja. Prekna shumë kur flas për gjeneratat e reja.

Na lindin kapacitete të reja, të cilat shkojnë poshtë, nuk shfrytëzohen kapacitetet e tyre dhe shumë prej tyre punojnë ose kamariera ose ku e di unë, do të thotë nuk u shfrytëzohet potenciali. Ky është dëmi më i madh që po i bëhet Kosovës”, thotë Aliu i emocionuar në një pjesë të intervistës.Aliu është i pakënaqur edhe me vëllanë ministër, Liburn Aliun.

Për të, ka shumë kritika.“Këtu nuk ka vllaznillak, këtu nuk ka familje. Sikurse që nuk ka familje për me e mbrojtë të keqen, edhe familja nuk vlen kur ti je në pushtet dhe e pengon të familjes me kontribu brenda shtetit”.Madje, ai i ka konsideruar “mafiozllëqe” arrestimet e fundit në ministrinë e Liburn Aliut.

Kur ka brenda kësi mafiozllëqe, kur ndërhyn prokuroria, aty nuk ka familjarizëm. Nuk mund ta mbroj unë askënd që ka hy në këto, as nuk e mbroj, as nuk ka nevoj me më mbrojtë. Se shteti është mbi të gjitha, kombi mbi të gjitha. Se pa shtet nuk ka familja.

Familja është qelula e kombit, e shoqërisë. Ama shteti është ai që e mbron qelulën, pa shtet qelula nuk ka jetë të shëndoshë, nuk zhvillohet në mënyrë të shëndoshë”, ka theksuar njeriu që dikur i bëri bashkë në Vetëvendosje, Liburn Aliun e Albin Kurtin.

Në një pjesë të rrëfimit, Fatos Aliu ka folur edhe për ndikimin e Dejona Mihalit në Lëvizjen Vetëvendosje, në qeveri, në deputetë e në ndërmarrje publike.Të gjitha këto, ai ka thënë se Dejona Mihali i bënë pasi është njeriu kryesor i Albin Kurtit.“A e njihni personalisht Dejona Mihalin? Njifna mirë, njifemi.

Nuk i di prapaskenat e asaj. Ajo ka fuqi aty normal, qysh thojnë qashtu është. Direkt është e Albinit dhe është koordinatore e komiteteve dhe komitetet veç e veç nuk vendosin pa qenë edhe ajo dakord. Unë kam qenë në komitetin e energjisë dhe nuk jam pajtu dhe atyre ju ka ardhë zor që s’po pajtohna…

A është e saktë kjo që po thuhet tash që Dejona Mihali kontrollon gjithçka? Ajo qashtu është koordinatore për gjithçka e ka atë aftësi. Do të thotë ja ka dhënë këtë mundësi, por ajo është e lidhur direkt me Albinin”, ka treguar Aliu.Përfshirjen e Dejona Mihalit në shumë vendime shtetërore, ai e konsideron si gabim dhe kërkon që këto raste të hetohen nga Prokuroria.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *