Lajmet e Fundit

Aksident i rëndë në Lipjan: Motoçiklisti godet këmbësorin, viktima në gjendje kome

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ku një motoçiklist ka goditur një këmbësor dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjalin, viktima është një burrë 68-vjeçar, i cili është dërguar tashmë për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Bazuar në informacionet nga burimet brenda QKUK-së, viktima është në gjendje kome.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe shoferi i dyshuar i motoçikletës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

/Prishtina Post/

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *