Shëndetësi

1 mijë operacione për nëntë muaj në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve – Sfidë mungesa e anesteziologëve

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Mbi 1 mijë operacione janë kryer për nëntë muaj në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Sejdi Statovci.

1 mijë operacione për nëntë muaj në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve – Sfidë mungesa e anesteziologëve

Ai ka thënë se aktualisht punojnë me vetëm dy salla operative, por që sfidë si çdo klinikë në QKUK e kanë me mungesë të anesteziologëve. 

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Në raportin e nëntëmujorit janë saktësisht mbi 1 mijë operacione, sepse akoma nuk kishte përfunduar muaji kur i kemi nxjerrë këtë raport, por janë 980 operacione sipas kësaj statistike por që deri në fund të shtatorit janë më shumë se 1 mijë”, ka thënë Statovci.

Ndonëse funksionojnë me vetëm dy salla të operacioneve, Statovci ka thënë se në gatishmëri i kanë edhe dy të tilla, por që mungesa e anesteziologëve ka pamundësuar funksionimin e tyre.  

1 mijë operacione për nëntë muaj në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve – Sfidë mungesa e anesteziologëve

“Sa i përket kirurgëve të fëmijëve, jemi mirë, jemi të konsoliduar dhe kemi pesë specializantë. Sfida me të cilën po përballemi ne është ajo që përballen të gjitha klinikat e QKUK-së, mungesa e anesteziologëve”.

“Ju po e shihni se i kemi katër salla, arrijmë t’i shfrytëzojmë vetëm dy salla sepse nuk ka mjaftueshëm anesteziologë, por me këto kapacitete që i kemi nuk është keq pasi janë kryer mbi 1 mijë operacione”, ka deklaruar Statovci, teksa shton se lista e pritjes është vetëm tre muaj.

Ka thënë se qëndrojnë mirë me staf dhe me aparatura.

“Me aparatura jemi mirë edhe ndërtesën e kemi të re por edhe pajisjet janë të reja, vazhdimisht ne vazhdojmë të pajisemi. Tash kohëve të fundit jemi pajisur gastroskop/koloskop dhe janë duke u trajnuar mjekët të cilët do të punojnë me të. Po listë të pritjes ka”.

“Nuk është shumë e gjatë, momentalisht është tre muaj lista e pritjes. Ne çdo muaj bëjmë ‘update’ të listës së pritjes, hiqen disa pacientë, regjistrohen disa pacientë të rinj, por me këto mundësi që i kemi me dy salla, pritja është rreth tre muaj”, u shpreh Statovci per EO./PrishtinaPost

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *