Politikë

Komuna e Prishtinës akuzon Hekuran Muratin: Po bllokon kredinë prej 74 milionë eurosh për pastrimin e kryeqytetit

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Musmurati ka bërë të ditur se këtë çështje e ka diskutuar në një takim me përfaqësues të Bankës Zhvillimore Gjermane (KfW), ku, sipas saj, është rikonfirmuar se kredia ende nuk është nënshkruar nga ministri Murati, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për një marrëveshje financiare prej 74 milionë eurosh, të cilën Qeveria e Kosovës e kishte nënshkruar me Qeverinë Gjermane dy vjet më parë.

Përmes këtij financimi ishte paraparë blerja e më shumë se 100 kamionëve për grumbullimin e mbeturinave, furnizimi me 10 mijë kontejnerë, si dhe ndërtimi i një qendre moderne për riciklimin e mbeturinave në rajonin e Prishtinës.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Musmurati ka kritikuar ministrin Murati për mosnënshkrimin e kredisë, duke e cilësuar këtë veprim si pengesë për zgjidhjen e problemit të mbeturinave në kryeqytet.

“Është e turpshme, e dhimbshme dhe qyqare që një ministër për inate politike të bllokojë pastrimin e Prishtinës”, ka deklaruar Musmurati.

Deri më tani, në këtë komunikatë nuk është paraqitur ndonjë qëndrim i ministrit Hekuran Murati lidhur me pretendimet e nënkryetares së Prishtinës.

Gjendje e mjerueshme në dy shkolla të Deçanit,…

DETAJE- Suedia konfiskon pasuri në Kosovë, rasti i…

Armë të gjata e çekan| Thyhen dollapët e…

Hajnat e armatosur godasin një artari në Gjakovë…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *