Lajmet e Fundit

Dalin pamjet nga momenti i aksidentit tragjik me tri jetë të humbura në Liqenin e Badovcit

​    

Tre persona të moshës së re – rreth të njëzetave – kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me fatalitet ku me veturë kanë rënë në liqe të Badovcit.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ngjarja u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Policia e Kosovës për gazetën Nacionale.

Nacionale ka kuptuar se ekipe të kërkim/shpëtimuit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kërkuar deri rreth shtatë orë për të nxjerrë trupat e pajetë të viktimave.

Viktimat, siç kuptojmë, janë të moshës së re rreth njëzet vjeçarë.

Nacionale po ashtu ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet një barkë e kërkim/shpëtuesve teksa kërkojnë nxjerrjen e trupave të të askidentuarve me fatalitet./Prishtina Post

 

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *