Showbiz

‘Zhduket’ në tërësi Londrimi! Çfarë po ndodh me fituesin e BBVK?

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Londrim Mekaj ka habitur ndjekësit me një veprim të papritur në rrjetet sociale, duke zhdukur çdo gjurmë nga profili i tij në Instagram.

Këngëtari ka fshirë të gjitha postimet dhe ka larguar edhe fotografinë e profilit, duke e lënë llogarinë krejtësisht bosh.

Ky ndryshim i menjëhershëm ka ngjallur reagime të shumta mes fansave, sidomos pasi artisti prej kohësh kishte qenë mjaft i tërhequr dhe jo shumë aktiv online.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Mungesa e çdo reagimi apo sqarimi nga ana e tij vetëm sa ka shtuar kureshtjen për atë që mund të fshihet pas këtij vendimi.

Megjithëse Londrim Mekaj nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike, ndjekësit po aludojnë se ky “reset” i profilit mund të lidhet me një rikthim të fuqishëm në muzikë. Në industrinë muzikore, artistët shpesh zgjedhin të pastrojnë rrjetet sociale përpara publikimit të projekteve të reja apo ndryshimeve të mëdha në karrierë.

Fansat tashmë besojnë se këngëtari mund të jetë duke përgatitur materiale të reja muzikore në studio, megjithëse deri tani çdo gjë mbetet në kuadër të spekulimeve. Heshtja e tij vazhdon ta bëjë situatën edhe më misterioze, ndërsa ndjekësit presin një lëvizje të radhës nga fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *