Qytetarët pjesëmarrës në takim u pritën nga kryetari i Gjykatës Administrative, Kreshnik Kaçiu, dhe pjesëtarë nga stafi i gjykatës, të cilët dëgjuan kërkesat, shqetësimet dhe interesimet e qytetarëve.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje me interes për qytetarët, duke përfshirë procedurat gjyqësore, trajtimin e lëndëve si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me mbrojtjen gjyqësore të të drejtave të tyre. Ndërkohë, u theksua se kërkesat e qytetarëve do të adresohen me kohë, në mënyrë që të marrin përgjigje, për çka qytetarët pjesëmarrës në takim do të informohen.
Gjykata Administrative e Kosovës do të vazhdojë organizimin e takimeve me qytetarë, në kuadër të nismës “Ditët e Hapura”. Kjo do të bëhet me synim që të krijojë një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, të dëgjojë nga afër kërkesat, shqetësimet dhe interesimet e tyre si dhe të forcojë besimin e publikut.
Zbulohet “sekreti” i Mimoza Ahmetit, ja ku do ta shohim së shpejti
Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për…
Studentët protestojnë sërish në Shqipëri, kërkojnë dorëheqjen e…
Kadetët policorë furnizohen me uniforma, të premten pritet…
