Inida Gjata, e njohur si Zhaku, pjesëmarrëse e re në “Ferma Vip”, ka rrëmbyer vëmendjen që në hyrje të saj për shkak të personalitetit të fortë dhe të pamposhtur. Gjatë një bisede të ndjerë me Mozën dhe Kostanën në oborrin e fermës, Zhaku zbuloi detaje të dhimbshme nga jeta e saj personale, duke theksuar se pas 15 vitesh martesë, ajo është në prag të divorcit.
“Nuk dua të martohem më. Martesa është gabim”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se ditën e dasmës së saj ishte veshur me të zeza. Sipas Zhakut, marrëdhënia me bashkëshortin nuk funksionon më dhe ajo ndihet më rehat dhe më e lirë vetëm. “Përse ta vazhdoj një martesë që nuk funksionon?” pyet ajo retorikisht.
Çifti ka një djalë 4-vjeçar, i cili, sipas nënës së tij, është diagnostikuar me spektrin autik. Megjithatë, Zhaku ka theksuar me krenari se djali i saj ka bërë përparime të mëdha dhe shfaq shenja inteligjence të jashtëzakonshme. “Është gjeni”, thotë ajo, duke shpjeguar se ai ka filluar të flasë pak dhe ka mësuar numrat si në shqip ashtu edhe në anglisht. Ajo ka shtuar se djali ka një inteligjencë emocionale të lartë, duke treguar një incident ku ai e ngushëlloi atë në mënyrë unike, pavarësisht vështirësive në komunikim.
Zhaku ka bërë të ditur se procesi i divorcit dhe ndarja e kujdestarisë së djalit do të rregullohen ligjërisht. “Do bëj ndarjen e kujdestarisë dhe të gjitha, rregullohen me gjyq”, tha ajo.


