Palermo është kthyer në qendrën e vëmendjes ndërkombëtare me nisjen e festimeve tre-ditore të dasmës së superylles shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe partnerit të saj Callum Turner. Sot janë publikuar fotografitë e para që fiksojnë momentet emocionuese të natës së parë, duke dhënë një pamje ekskluzive nga fillimi i këtyre ceremonive madhështore.
Në imazhet e shpërndara, çifti shkëlqen i buzëqeshur, i rrethuar nga miqtë më të afërt dhe familjarët, teksa marrin pjesë në aktivitetet e para të organizuara në ambientet ikonike të Palermos. Dua Lipa ka tërhequr menjëherë vëmendjen me zgjedhjen e saj të një fustani të bardhë, të cilin e ka stiluar me elegancë të veçantë, ndërsa Callum Turner u shfaq po aq elegant me një kostum të veshur në nuanca të ngrohta bezhë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se këto festime të cilat pritet të zgjasin deri më 7 qershor, do të jenë një grumbullim i vërtetë i personaliteteve më të njohura nga bota e muzikës dhe asaj të kinematografisë, duke e kthyer këtë event në një nga më të komentuarit e vitit.


