Kohët e fundit, ka pasur spekulime në median rozë rreth një prishjeje të raportit mes ish-banorëve të ‘Big Brother VIP Kosova 4’, Klodian Mihajt, Elijona Binakajt dhe Londrim Mekajt. U raportua se mes tyre kishte mbetur hatërmbetje, pavarësisht miqësisë së ngushtë brenda shtëpisë së famshme.
Megjithatë, pamjet e fundit nga një event i Taynës në Prizren duket se hedhin dritë mbi situatën. Klodi, Elijona dhe Londrimi janë fotografuar së bashku, duke kaluar kohë të këndshme, çka sugjeron se raporti i tyre ka mbetur i fortë.
Distancimi i tyre nga njëri-tjetri duket se lidhet më shumë me angazhimet profesionale. Londrimi aktualisht është i fokusuar në albumin e tij të ri, duke sjellë së fundmi këngën “After Party”. Ndërkohë, Klodi dhe Elijona po zhvillojnë karrierën e tyre si influencerë, duke u përfshirë më shumë në projekte të ndryshme të përmbajtjes dixhitale.
Pavarësisht sfidave dhe angazhimeve individuale, duket se të tre po ecën me hapa të sigurt drejt sukseseve profesionale, duke ruajtur miqësinë mes tyre.
