Showbiz

Zbulohet e kaluara e fshehtë mes Rezarta Shkurtës dhe Afroviti Goges? Deklarata e gazetarit ngre dyshime

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Një deklaratë e gazetarit Elton Tozaj gjatë emisionit “Radar” ka nxitur spekulime të forta rreth marrëdhënies së Rezarta Shkurtës me Afroviti Gogen. Ndërsa diskutohej mundësia e pjesëmarrjes së Shkurtës në sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania”, Tozaj sugjeroi se do të ishte intriguese nëse ajo do të ftohej së bashku me Gogen, të cilën e cilësoi si ish-shoqe të saj.

“Nëse do të ftohet, ashtu siç flitet që është ftuar për në Big Brother, do të doja të ftohej bashkë me Afroviti Gogen. Ajo ka qenë shoqe e Rezartës dhe kanë pasur më shumë se shoqëri me njëra-tjetrën. Madje i ka dedikuar edhe këngë”, tha Tozaj.

Ky koment ka ngritur pikëpyetje mbi natyrën e lidhjes së tyre, duke lënë të kuptohet se mund të ketë qenë më shumë se thjesht miqësi. Deklarata ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale, ku publiku është kureshtar të mësojë më shumë detaje. Megjithatë, deri më tani, as Rezarta Shkurta dhe as Afroviti Goge nuk kanë reaguar publikisht për të konfirmuar apo mohuar pretendimet e gazetarit, duke lënë derën hapur për më tej spekulime.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *