Ish-banorja e njohur e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ishte e ftuar në emisionin “Top Arena” ku foli hapur për lidhjet e saj dhe mundësinë e bashkëpunimit me artistin e njohur shqiptar, Gjesti.
Gjatë bisedës me drejtuesin Mateo, Xheneta u pyet nëse do të pranonte të ishte pjesë e një videoklipi të Gjestit. Përgjigjja e saj ishte e menjëhershme dhe pa hezitim: “Patjetër, në qoftë se do të ishte për ndonjë këngë si ‘Katilja’”. Kjo deklaratë tregon qartë për admirimin e saj për hitin e Gjestit, “Katilja”, të cilin e cilësoi si një nga këngët e saj të preferuara.
Intervista nuk u ndal me kaq. Mateo e sfidoi Xhenetën të komentonte lidhjen e kaluar të Gjestit me Eglin dhe thashethemet për një romancë me Loredanën. E pyetur se cilën nga këto dy situata nuk do t’ia falte atij, Xheneta zgjodhi të qëndronte neutrale, duke u përgjigjur shkurt: “Asnjërën”.
Kujtojmë se Gjesti dhe Egla kishin një lidhje dashurie gjatë qëndrimit të tyre në BBVA 4, e cila përfundoi pas përfundimit të spektaklit. Ndërkohë, javë më parë u përfolën edhe për një flirt mes Gjestit dhe Loredanës, pas dyshimeve se ata kishin qëndruar në të njëjtën vilë. Megjithatë, Loredana hodhi poshtë këto aludime, duke sqaruar se nuk e kishte takuar Gjestin dhe nuk kishte pasur asnjë ngacmim.
Këto komente duket se kanë ndikuar edhe në raportin shoqëror mes Xhenetës dhe Loredanës, i cili më parë ishte i ngushtë, por tani është prishur.

