Influencuesja e njohur ndërkombëtarisht, Wizard Liz, ka pushtuar rrjetet sociale me një video virale në TikTok, ku shpreh admirimin e saj për gratë shqiptare.
Në videon e cila ka marrë mijëra klikime, Liz tregon një moment të veçantë që i ka ndodhur në një lokal. “Ne i duam gratë shqiptare. Kamarierja këtu më njohu, ajo është shqiptare dhe është shumë e bukur”, tha ajo me entuziazëm.
Ajo dhe shoqja e saj, teksa po konsumonin ushqim, vendosën të komunikonin në gjuhën shqipe me ndjekësit e tyre, duke u dërguar një mesazh dashurie: “Të dua dhe zemër”.
Ky gjest ka marrë reagime të shumta pozitive nga shqiptarët në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur mirënjohjen dhe komplimentet e tyre për respektin e treguar ndaj kulturës dhe vajzave shqiptare.


