Asamblisti i kësaj partie, Gëzim Sveçla, së bashku me deputetin Ilir Kërçeli, kanë paraqitur gjetjet e tyre, duke pretenduar se përmes kësaj kontrate i është shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Prishtinës, raporton lajmi.net
Sveçla tha se bëhet fjalë për kontratën e ndriçimit publik “smart”, për të cilën, sipas tij, ekzistojnë prova të mjaftueshme që ngrenë dyshime për keqpërdorime.
“Bëhet fjalë për kontratën për ndriçim publik, smart ku ne jemi të bindur që ka prova të mjaftueshme që të bëhet fjalë për një kontratë abuzive ku është dëmtuar buxheti i komunës së Prishtinës. Për ndriçimin publik janë dy kontrata që janë nënshkruar në një periudhë të ngushtë kohore. Kontrata e parë është e korrikut e vitit 2024 dhe kontrata tjetër e prillit 2025. Ndryshimi për pozicione të njëjta dhe për punë të njëjta është aq i madh sa që të hetojmë këtë kontratë më në hollësi dhe që këto të gjetura tona t’i dorëzojmë në Prokurori Speciale dhe presim që ta zbardhë çështjen deri në fund. Nëse vërtetohen ato pretendime që ne i kemi ngritur atëherë personat përgjegjës duhet të japin përgjegjësi”, tha ai.
Skuadra angleze shkarkon trajnerin
Rama reagon pas denoncimit të LVV-së për kontratën…
Shoqja e Arlinda Zekajt bën thirrje për hetime edhe ndaj ish-vjehrrës së saj
Nga premtimi i rrem për sigurim shëndetësor te…
