Ekonomi

Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Naser Hafizi, ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është arrestuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Hafizi dyshohet për përfshirje në aferën e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit.

Sipas Prokurorisë Speciale Hafizi është nën hetim për veprat penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar,” “Shpëlarjes së parave” dhe “Mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave dhe detyrimeve financiare.”

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Arrestimi i tij ndodhi tri ditë pas aksionit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pasi Policia e Kosovës nuk mundi ta gjente atë gjatë një bastisjeje të zhvilluar në Ministrinë e Mjedisit dhe në shtëpinë e tij të martën.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës sot është zhvilluar një aksion në MMPHI, në Prishtinë, aksion ky, i cili është bërë pas zhvillimit të hetimeve disamujore.

Gjatë këtij aksioni, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës kanë realizuar arrestimin e një personi të dyshuar, kurse i dyshuari tjetër nuk është gjetur në vendbanim e tij.

I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.F. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

Një  (1) revole e tipit MAUSER-WERKR me dy (2) karikator me nga shtatë (7) fishekë, dhe një kuti me pesëdhjetë e katër (54) fishekë  9 mm.

Tridhjetë e katër (34) fletë dokumente të ndryshme.

Tre (3) telefona, një (1) IPhone 15 ProMax,  një (1) IPhone 12 ProMax, një (1) IPhone 11 ProMax

Shtatëmbëdhjetë (17) USB.

Tre (3) llaptop HP.

Katër (4) shtëpiza kompjuteri si dhe

Dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore.

Gjithashtu është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa, me lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *