Procesi zgjedhor në komunat veriore të Zveçanit dhe Leposaviqit po zhvillohet pa incidente, ndërsa qytetarët po vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në një atmosferë të qetë dhe të rregullt.
Në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Vuk Karaxhiq” në Zveçan, procesi ka vijuar normalisht gjatë gjithë ditës. bazuar në të dhënave nga terreni, deri në orët e pasdites kanë votuar 1.351 qytetarë, që përfaqësojnë 32.98 për qind të votuesve të regjistruar në këtë qendër.
Të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se në nivel komunal në Zveçan kanë votuar gjithsej 2.408 qytetarë, ose 34.51 për qind e elektoratit.
Pjesëmarrje të ngjashme ka shënuar edhe komuna e Leposaviqit, ku deri më tani votën e tyre e kanë hedhur 4.549 qytetarë, që përbëjnë 35.90 për qind të votuesve me të drejtë vote.
Autoritetet zgjedhore kanë bërë të ditur se të gjideklaroi qendrat e votimit janë hapur bazuar në orarit të paraparë dhe se procesi po zhvillohet në përputhje me ligjin dhe standardet zgjedhore, pa raportime për parregullsi apo probleme që mund të cenojnë mbarëvajtjen e votimit.
Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.


