E diel, 7 Qershor 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

“Gjaku i dëshmorëve ka me ju vra” – qytetari bën të pavlefshëm fletëvotimin

Gjatë procesit të votimit në zgjedhjet nacionale në Kosovë është regjistruar një rast i dëmtimit të qëllimshëm të një fletëvotimi.

Në një fletëvotim të publikuar në media, shihet se një qytetar ka shkruar një mesazh jashtë rregullave të votimit, i cili përmban edhe shprehje kërcënuese.

bazuar në rregullave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, çdo shënim apo ndërhyrje në fletëvotim që nuk lidhet me votimin e kandidatëve e bën atë automatikisht të pavlefshëm.

Autoritetet zgjedhore theksojnë se raste të tilla trajtohen si shkelje të procedurave të votimit dhe nuk ndikojnë në numërimin e votës.

Procesi zgjedhor po vazhdon në të gjithë vendin, ndërsa deri tani nuk janë raportuar incidente të tjera serioze.

svg%3E

Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *