Lajmet e Fundit

Ekskluzive | La çelësin te vazoja, hajnat i bëjnë “qyl” shtëpinë – mbi 45 mijë euro të zhdukura në Ferizaj

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
vjedhjene marigonen residence

Një vjedhje e rëndë është zbuluar në Ferizaj, ku persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi pa përdorur forcë dhe kanë dalë me mbi 45 mijë euro para dhe stoli ari.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selim Badovci”, ndërsa rasti është raportuar dje pas mesnate, rreth orës 00:00.

Siç mëson Sinjali, pronari i shtëpisë, B. I, 54 vjeç, kishte dalë nga banesa rreth orës 18:30, duke lënë çelësin pranë derës hyrëse, në një vazo.

Fluturime direkte Prishtine Hanover

Ky detaj është shfrytëzuar nga të dyshuarit, të cilët kanë hyrë brenda pa thyerje, pa zhurmë dhe pa lënë shenja të dukshme hyrjeje.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Alarmi është dhënë nga vajza e tij, L. I, e cila kur është kthyer në shtëpi rreth orës 23:25, ka hasur në një skenë të rrëmujshme, me çdo hapësirë të kontrolluar dhe të bastisur.

Sipas ankuesit, nga shtëpia janë marrë:
• rreth 40 mijë euro para të gatshme
• stoli ari në vlerë rreth 5 mijë euro

Pas kryerjes së vjedhjes, dera është mbyllur sërish, duke e bërë të vështirë që në shikim të parë të kuptohej se kishte ndodhur ndonjë hyrje e paautorizuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale dhe forenzika, të cilat kanë kryer ekzaminimet dhe mbledhjen e provave.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e të dyshuarve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

PRISHTINA POST– aty ku e vërteta flet para lajmit!

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *