Lajmet e Fundit

Ekskluzive | Hajnat godasin në Marigona Residence, zhduket kasaforta me mbi 50 mijë euro – hajnat marrin edhe kamerat

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
vjedhjene marigonen residence

Një vjedhje e rëndë është regjistruar në kompleksin luksoz “Marigona Residence”, që është nën komunën e Graçanicës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë kasafortën me para dhe stoli me vlerë të lartë.

Ngjarja është raportuar më 13 prill rreth orës 21:20, në shtëpinë e një shtetasi turk, të njohur për lagjen.

Siç mëson Prishtina Post, ankuesi A. Atici, ka deklaruar se pasi ka shkuar në shtëpi, fillimisht ka vërejtur se dera ishte e hapur, duke menduar se mund të ishte harruar ashtu.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Por sapo kanë hyrë brenda, kanë kuptuar se bëhej fjalë për vjedhje, pasi nga dhoma mungonte kasaforta, si dhe një set i kamerave të sigurisë.

Sipas deklarimit të tij, në kasafortë kanë qenë rreth 9 deri në 10 mijë euro para të gatshme, si dhe orë dhe stoli ari, me një vlerë totale që shkon deri në rreth 50 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë nisur ekzaminimin dhe mbledhjen e provave.

Sinjali mëson se me urdhër të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Kujtojmë se vjedhjet e tilla në këtë lagje kanë ndodhur dhe më parë, ndërkaq policia asnjëherë nuk ka arritur t’i zbardh deri më tani.

Hetimet janë në vazhdim.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *