Lajmet e Fundit

Vëllaznimi vazhdon të përforcohet

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Nuk ka të ndalur tani as Vëllaznimi. Dy ditë më parë njoftoi për Shaheed Davis si përforcim, ndërsa sonte kuqezinjtë bëjnë të ditur se kanë siguruar shërbimet e basketbollistit me përvojë në ligat evropiane, Amari Kelly!

“Të dashur tifozë, ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin amerikan Amari Kelly, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për vazhdimin e sezonit.
Kelly luan në pozitën e alosë dhe sjell me vete përvojë nga basketbolli amerikan dhe disa kampionate ndërkombëtare, përfshirë Turqinë, Spanjën, Kanadanë dhe Libanin.
Me fizikalitetin, atletizmin dhe përvojën e tij, Amari pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën kuqezi në sfidat e këtij sezoni.
Klubi i dëshiron Amarit mirëseardhje në familjen Vëllaznimi dhe shumë suksese me fanellën tonë!” — shkroi KB Vëllaznimi në njoftim.

Kelly amari @ vellaznimi fm

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në anën tjetër, Kelly ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Fenerbahçes në ligë të dytë të Turqisë, pastaj ka luajtur për Cartagenën në ligë të dytë të Spanjës si dhe për Balikesirin turk, gjithashtu në kategori të dytë. E së fundi, këtë stinor fillimisht ka veshur fanellën e ekipit letonez VEF Riga, prej të cilëve vjen te Vëllaznimi.

Në stinorin e kaluar te Balikesiri ai ka luajtur 5 ndeshje, ndërsa te Cartagena 9 ndeshje. Te Balikesiri ka pasur mesatare prej 9.8 pikësh, 5.6 kërcimesh e 1.2 asistimesh, ndërkaq te spanjollët 7.2 pikë, 4.4 kërcime dhe 0.7 asistime për ndeshje.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *