Pjesëmarrja e Mimoza Ahmetit në formatin televiziv ‘Ferma VIP’ ka nxitur mjaft debate në rrjetet sociale, ku komentet dhe paragjykimet nuk kanë munguar. Ndaj këtyre reagimeve, ka reaguar publikisht vajza e saj, Luka, e cila ka zbuluar një anë tjetër, atë sakrifikuese të Mimoza Ahmetit si nënë.
Nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Luka ka dalë në mbrojtje të nënës së saj, duke rrëfyer vështirësitë e së kaluarës dhe dedikimin e saj për familjen. “Mimo ka qenë mama ideale. Ka sakrifikuar për ne çdo gjë. Ne kishim gjithmonë më shumë rroba e tualete se ajo, në shkolla private pavarësisht problemeve ekonomike dhe nuk dilte fare, e kishim gjithmonë në shtëpi. Nuk ka marrë dashurinë që meritonte në martesë e prapë qëndroi 20 vjet vetëm për mua dhe motrën,” ka shkruar Luka.
Ajo ka sqaruar gjithashtu edhe sjelljen e Mimozës në ekran, të cilën disa e kanë interpretuar si flirtim të tepruar. Luka thekson se gjithçka është pjesë e spektaklit televiziv dhe se e vërteta jashtë kamerave flet për një grua me parime të forta, që ka vënë gjithmonë familjen në plan të parë.
“Për të gjithë ata që mendojnë se Mimo e ka mendjen te çunat, duhet të kuptoni që ajo po bën show dhe nuk është fare karakter i përdalë, përkundrazi ajo vlerëson martesën dhe familjen mbi çdo gjë,” ka shtuar ajo, duke vënë në pah portretin e vërtetë familjar të nënës së saj kundrejt personazhit të krijuar për reality show.

