Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka shënuar sot një moment të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e tij, duke festuar 30-vjetorin e lindjes. Ky përvjetor i veçantë po përjetësohet me një seri eventesh dhe surprizash që kanë mbushur mediat rozë dhe rrjetet sociale.
Festa nisi që mbrëmjen e kaluar, ku Butrinti ishte i pranishëm në premierën e albumit të mikut të tij të ngushtë, reperit Don Xhoni. Menjëherë pas mesnate, atmosfera u kthye në festë, me urime dhe emocione të shumta, siç dëshmohet nga videot e shpërndara në Instastory.
Ky 30-vjetor e gjen Butrintin në një periudhë kulmore, pas suksesit të albumit të tij më të ri, “I Pari”, i cili përmban 14 këngë dhe është pritur mjaft mirë nga publiku, duke sjellë menjëherë hite të reja.
Për të shprehur mirënjohjen ndaj fansave të tij besnikë, Butrinti ka lansuar një sfidë të madhe në TikTok. Një çmim prej 100 mijë eurosh do t’i jepet personit që do të krijojë videon më virale duke përdorur këngët e tij më të reja. Ky gjest tregon lidhjen e fortë të artistit me mbështetësit e tij.
Ndërkohë, emri i Butrintit është lidhur edhe me një romancë të mundshme me aktoren e njohur turke, Su Burcu Yazgı Coşkun, e cila u shfaq në eventin e lansimit të albumit, duke shtuar kështu kuriozitetin e publikut dhe mediave.
Me këtë rast të veçantë, ‘Prishtina Post’ i uron Butrint Imerit ditëlindje të lumtur dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tij artistike.


