Lajmet e Fundit

U dënua me 1 vit burg, deputeti Ervin Salianji vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

   ​

Deputeti i Partisë Demokratie të Shqipërisë Ervin Salianji është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pasi një ditë më parë u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit në lidhje me çështjen “Babalja”.

Ai ka folur për mediat para se të vetëdorëzohet ndërsa u shpreh se do ta vazhdojë betejën nga qelia.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Çdo përpjekje që kam bërë është për të mirën, për interesin publik. Gjatë diskutimeve që ju i keni raportuar, dhe për këtë doja të bëja një komunikim, grupi ka vendosur të ngujohej për shkak se ky është një vendim politik që ne nuk e njohgm, por unë jam shprehur që do të përballem edhe me këtë pengmarrje banditeske. Do ta bëj betejën aty, shpresoj të frymëzoj gjithë qytetarët. E vërteta nuk ka çmim dhe e vërteta në fund do të triumfojë. Sot nuk kam dashur të lajmëroj asnjëlloj forme të protestës. Miqtë që kanë lajmëruar për të qenë janë të mirëpritur, por nuk është një protest. Ju falenderoj ju mediat që keni qenë aleat të rëndësishëm në gjithë rrugëtimin, do të shihemi së shpejti”, tha Salianji.

Më herët, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se ishte marrë vendim unanim që mos të lejohej arrestimi i Salianjit dhe demokratët të ngujoheshin në seli.

Megjithatë, vetë Salianji vendosi të mos e zbatojë vendimin e grupit dhe të dorëzohet në polici.

Duke e konsideruar dënimin e Salianjit politik me urdhër të Edi Rama, opozita ka deklaruar se do ti përgjigjet luftës së shpallur me protesta.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *