Avokati i njohur Arianit Koci ka zgjedhur një mënyrë tepër romantike për të uruar bashkëshorten e tij, Beatricen, në ditëlindjen e saj. Ai publikoi një fotografi intime, ku shihet duke e puthur partneren e jetës, teksa i shoqëronte me një mesazh të ngrohtë plot dashuri dhe mirënjohje.
“Urime ditëlindja, Beatrice e jemja ❤️. Faleminderit për dashurinë, kujdesin, durimin dhe krejt rrugët që i kemi ecë bashkë. Nuk e ke lehtë me mua, me tërë energjinë e pasosur që e kam!”, shkroi Koci, duke treguar kështu thellësinë e ndjenjave të tij.
Në urimin e tij, avokati bëri edhe një krahasim artistik me figurën e Beatrices nga vepra e Dante Alighierit, duke theksuar se bashkëshortja e tij është frymëzim dhe udhërrëfyese në jetën e tij. Ky dedikim publik, plot emocion, ka marrë menjëherë vëmendjen e miqve dhe ndjekësve, të cilët kanë uruar çiftin dhe kanë vlerësuar sinqerisht fjalët e bukura të Arianitit.

