Këngëtari i njohur Fero ishte i pranishëm këtë të premte në emisionin ‘Live me Luizin’, ku ndau me publikun detaje nga jeta e tij private dhe karriera.
Një nga temat më tërheqëse të bisedës ishte mundësia e pjesëmarrjes së tij në reality show-n më të famshëm, “Big Brother”. Fero nuk ngurroi të shprehte ambiciet e tij, duke deklaruar qartë se nëse do të ishte pjesë e shtëpisë, synimi kryesor do të ishte vetëm fitorja.
“Nëse do të hyja në Big Brother, qëllimi im është për të fituar. Ta pyes publikun: A keni qejf të hyj apo jo unë në Big Brother? Nuk ka pasur edicion që emri im të mos jetë lakuar se do të hyj”, u shpreh Fero me humor, duke marrë duartrokitje nga publiku.
Ai shtoi gjithashtu se e konsideron Luizin si një kundërshtar të fortë, por edhe si një mundësi për të treguar veten dhe për të arritur suksesin brenda formatit. Fero theksoi interesin e madh të publikut për praninë e tij në “Big Brother”, duke e bërë atë një figurë shumë të dëshiruar për këtë spektakël.
Me një qasje të sinqertë dhe plot vetëbesim, Fero shprehu gatishmërinë e tij për të përballuar sfidat, duke shpresuar të fitojë zemrat e publikut. Këto deklarata kanë ngjallur kureshtje të madhe te fansat, të cilët tashmë spekulojnë për një pjesëmarrje të mundshme dhe për atë që do të sillte Fero në “Big Brother”.
