E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Prishtinë: 19°C
Botimi i Kosovës Kolumnat Më të lexuarat
FLASH
Lajmet e Fundit

Trump humb betejën në Gjykatën Supreme – çdo foshnje që lind në SHBA, merr në mënyrë automatike shtetësinë amerikane

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar përpjekjen e presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund të drejtës së shtetësisë automatike për personat e lindur në territorin amerikan.

Vendimi i gjykatës ka bllokuar urdhrin ekzekutiv të Trumpit, i cili synonte të ndryshonte një parim ligjor të zbatuar prej më shumë se një shekulli.

Çështja ishte një nga pikat kryesore të agjendës së tij për emigracionin, ndonëse juristë të shumtë kishin ngritur dyshime mbi bazën e saj ligjore, raporton CNN.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Me këtë vendim mbetet në fuqi interpretimi aktual i Kushtetutës amerikane, bazuar në të cilit çdo person i lindur në Shtetet e Bashkuara konsiderohet automatikisht shtetas amerikan, pavarësisht statusit të prindërve.

Vendimi përbën një goditje të rëndësishme politike për Trumpin, i cili gjatë fushatës së tij kishte premtuar t’i jepte fund të ashtuquajturit “turizëm i lindjeve” dhe kishte vendosur kufizimin e emigracionit në qendër të politikave të tij.

Kryetari i Gjykatës Supreme, John Roberts, ka shkruar opinionin e shumicës së gjyqtarëve, ku janë përfshirë edhe anëtarë konservatorë dhe liberalë të gjykatës.

Ndërkohë, tre gjyqtarë konservatorë – Clarence Thomas, Samuel Alito dhe Neil Gorsuch – kanë kundërshtuar vendimin.

“Qytetaria, atëherë dhe sot, ishte e drejta për të pasur të drejta – për të marrë pjesë lirisht në komunitetin tonë politik”, ka shkruar Roberts, duke iu referuar Amendamentit të Katërmbëdhjetë të Kushtetutës amerikane, i cili garanton shtetësinë për personat e lindur në SHBA.

Vendimi i Gjykatës Supreme pritet të ketë ndikim të madh në debatin politik në Shtetet e Bashkuara për emigracionin dhe të drejtat kushtetuese.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *