Showbiz

Tragjedi në prag të ditëlindjes, i riu shqiptar humb jetën në Itali teksa notonte në det

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Cadimare-s në Itali, ku një i ri shqiptar humbi jetën pasi u sëmur teksa po notonte në ujërat e Gjirit të Poetëve.

Viktima është identifikuar si Ambler Xhoecuka, i cili do të festonte 23-vjetorin pas vetëm pak javësh.

Sipas mediave italiane, i riu kishte vendosur të notonte për herë të parë në këtë sezon turistik. Ai la rrobat pranë bregut dhe u hodh në det, por vetëm pak minuta më vonë pësoi një kolaps brenda në ujë.

Ishte një grua që po kalonte pranë zonës ajo që vuri re trupin e pajetë duke lundruar rreth 50 metra larg bregut dhe ngriti menjëherë alarmin, me dy të rinj që u hodhën menjëherë në ujë pa hezituar dhe arritën ta nxirrnin të riun në breg.

Mjekët dhe infermierët luftuan për gati një orë për ta rikthyer në jetë 22-vjeçarin shqiptar, por pavarësisht përpjekjeve intensive, zemra e Amblerit nuk rifilloi më të rrihte.

Autoritetet italiane bënë identifikimin e viktimës përmes dokumenteve personale dhe sendeve që ai kishte lënë në breg.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, dyshohet se i riu është ndjerë keq papritur për shkak të një mbingarkese fizike gjatë notit në ujërat ende të ftohta të gjirit italian.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *