Fshati Pozheran është mbërthyer nga trishtimi dhe dhimbja sot, ndërsa komuniteti mblidhet për të përcjellë për në banesën e fundit dy të rinj, Egzon dhe Nafije Bugujevci. Ata humbën jetën tragjikisht në një ngjarje të rëndë që tronditi Livoqin e Gjilanit, ku u bënë viktima të bashkëshortit të Nafijes.
Ngjarja e kobshme ka lënë pas një boshllëk të madh dhe një dhimbje të papërshkrueshme për familjen dhe miqtë e tyre. Ceremonia mortore për Egzonin dhe Nafijen do të mbahet sot, më 11 tetor 2026, duke filluar në orën 15:40 në Xhaminë e Pozheranit.
Ky lajm i trishtë ka shkaktuar tronditje të thellë në rajon, duke ngritur sërish shqetësime lidhur me dhunën familjare. Familja Bugujevci, nëpërmjet një njoftimi, ka shprehur dhimbjen e thellë dhe ka kërkuar qetësi dhe forcë për të përballuar këtë humbje të madhe.
Në këto momente të vështira, ‘Prishtina Post’ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bugujevci dhe të gjithë të afërmve. U prehen në paqe shpirtrat e tyre.
