Para disa apartamenteve në pjesën veriore të Mitrovicës, këtë mëngjes u shfaqën fletëpalosje me mesazhin “REZISTENCË!”, raporton Alternativna.
Ky është një nga mesazhet, në anën tjetër të fletëpalosjes, shkruhet teksti: “POPULL, ËSHTË KOHA! Mjaft me interesat e të tjerëve.
“Kur njerëzit tanë llogariten vetëm si punë e lirë, kur të drejtat dhe dinjiteti ynë shkelen, është detyra e secilit prej nesh të tregojmë përkatësi ndaj asaj në të cilën besojmë: FLAMURIN E LIRISË SONË, KRENARISË SONË, IDENTITETIT TONË! Në dritare dhe në shtëpi, le të varë secili një flamur në shtëpinë e tij. Le të japim zë, të dëgjohet, të shihet, të mos ndalet. Prandaj, vëllezër dhe motra, le të hedhin të gjithë votën e tyre për të gjithë ne. SERBIA NË ZEMËR, FLAMUR NË ERË!”.
Fletëpalosjet u shfaqën pas lyerjes së djeshme të grafiteve në veri të Mitrovicave dhe Zveçanit, ndër të cilat ishin “Sepse nuk ka kthim prapa nga këtu” dhe një mural me figurat e Patriarkut Pavle dhe Mitropolitit Amfilohi, kujton Alternativna.
Thirrje për rezistencë në Veri të Mitrovicës
Lexo gjithashtu
Shiko të gjitha →
Britania përgatitet për një valë të re të të nxehtit
Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë një tjetër valë të nxehti gjatë kësaj jave, me temperatura që mund të arrijnë deri në 34 gradë Celsius në juglindje të…
Deputeti i VV-së thotë se nga e hëna, nxënësja me mbulesë kthehet në shkollë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka njoftuar se nga e hëna, nxënësja me mbulesë do të vazhdojë mësimin në Gjimanzin “Bedri Pejani” në Pejë. Sipas Agushollit,…
Lela shfaq barkun me stilin e saj të përditshëm
Lela Seferi, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në Instagramin e saj, ku shfaqet me një veshje të thjeshtë, por…
