Politikë

AKB kritikon Projektbuxhetin 2027 prej 4.27 miliardë eurosh: Shumë shpenzime, por pak orientim drejt zhvillimit ekonomik

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në një reagim publik, AKB ka theksuar se madhësia e buxhetit nuk është domosdoshmërisht tregues i zhvillimit ekonomik, por rëndësi ka mënyra se si shpenzohen paratë dhe sa ndikojnë ato në krijimin e vlerës së re ekonomike dhe vendeve të punës.

Sipas AKB-së, orientimi i madh i mjeteve drejt pagave, subvencioneve dhe transfereve, pa një program të fuqishëm zhvillimor për bizneset, nuk garanton qëndrueshmëri ekonomike afatgjatë.

Shqetësim tjetër i kësaj organizate është edhe zvogëlimi i planifikuar i buxhetit të Ministrisë së Ekonomisë, nga rreth 79 milionë euro në 23.4 milionë euro.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

AKB ka ngritur gjithashtu çështjen e realizimit të investimeve kapitale, duke theksuar se shpenzimi i vetëm 37 për qind i tyre gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026 dëshmon për probleme në aftësinë institucionale për realizimin e projekteve të planifikuara.

Në këtë drejtim, organizata ka paraqitur gjashtë kërkesa për Buxhetin 2027, ndër të cilat krijimin e një fondi zhvillimor për prodhimin vendor, mbështetjen financiare për eksportuesit dhe produktet “Made in Kosova”, lehtësime fiskale për investimet private, uljen e kostos së energjisë, rritjen e realizimit të investimeve kapitale dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

AKB ka bërë të ditur se nuk e kundërshton rritjen e pagave, pensioneve dhe mbështetjes sociale, por ka theksuar se këto politika duhet të mbështeten në një ekonomi prodhuese dhe në një sektor privat të fuqishëm.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se Kosova ka nevojë për një buxhet edhe më të madh, por mbi të gjitha për më shumë prodhim, eksporte, investime dhe vende të reja pune.

“Buxhetin 2027 ta kthejnë nga një buxhet i shpenzimeve në një buxhet të zhvillimit ekonomik”, është thirrja e AKB-së drejtuar Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. 

10 vjet nga rasti Dehari, VV me familjen…

Koci kritikon shtyrjen e seancës për krime lufte…

37 kilogramë heroinë| Prokuroria dhe AKI thërrasin konferencë për media

Emrat/ Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *