Showbiz

Tayna mban premtimin, surprizon maturantët në Prishtinë

Reperja e njohur shqiptare Tayna, ka bërë një gjest mjaft emocionues sonte, duke surprizuar maturantët e njërës prej gjimnazeve më të njohura në Prishtinë.

Me anë të një postimi në Instagram Story, Tayna ka treguar se ka qenë pjesëmarrëse në mbrëmjen e maturës së gjimnazit “Xhevdet Doda”.

Kjo vizitë e saj nuk ishte krejtësisht e rastësishme.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Përmes një postimi në rrjetet sociale ditë më parë, artistja kishte paralajmëruar ndjekësit se po përgatiste një surprizë të madhe për maturantët, duke i bërë të gjithë kuriozë pasi nuk kishte zbuluar asnjë detaj se për cilën shkollë apo qytet bëhej fjalë.

Kush do ta mendonte se fatlumët do të ishin pikërisht nxënësit e “Xhevdet Dodës”!

Në pamjet e publikuara sonte, Tayna shfaqet duke hyrë në sallën ku po festonin maturantët.

Tayna u prit me brohoritje, ulërima gëzimi dhe duartrokitje të shumta nga nxënësit.

Përmbi video, këngëtarja ka shkruar: “Unë i mbaj premtimet e mia. Matura 2026”, duke vërtetuar se fjalën e dhënë publikisht ditë më parë e çoi deri në fund./Prive By Liberta Spahiu

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *