Lajmet e Fundit

Synimi i Kosovës për Partneritetin e Paqes, ambasadorja e SHBA në NATO: Njëherë progres në dialog e stabilitet

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të shohin progres në procesin e dialogut në mënyrë që të angazhohen për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Partneritetin për Paqe.

Ambasadorja amerikane në NATO, Julienne Smith, ka porositur se Uashingtoni e vlerëson interesimin e Kosovës që të anëtarësohet në Partneritetin për Paqe, por ka nënvizuar se janë të nevojshme rezultatet në dialog.

“Miqtë tanë në Kosovë gjithashtu na kanë dëgjuar kur e kemi thënë qartë dhe me zë të lartë se ne duam që ata të vazhdojnë të investojnë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është diçka që si aleatët e NATO-s ashtu edhe vendet anëtare të BE-së e mbështesin fuqishëm. Ata e kanë përkushtimin tonë të plotë për të qëndruar të angazhuar në rajon dhe ne do të bëjmë çfarë mundemi për t’i ndihmuar atyre që të sjellin stabilitet më të madh në rajon.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Dhe pak nga pak, ndërsa ne punojmë drejt qëllimeve të përshkruara në atë dialog, do të mund të marrim në konsideratë çështjen e Partneritetit për Paqe. Por për momentin, fokusi është që rajoni të ketë më shumë stabilitet dhe të shohim përparim në dialogun e udhëhequr nga BE”, ka deklaruar Smith në një konferencë me gazetarë.

Nga 32 anëtare sa numëron NATO,  4 nuk e kanë njohur Kosovën.

Për pranimin e një vendi në Partneritet për Paqe është i nevojshëm konsensusi i të gjitha shteteve anëtare të NATO-s.

Partneriteti për Paqe është program i NATO-s për të nxitur besimin dhe bashkëpunimin midis aleancës dhe vendeve jo anëtare.

Anëtarësimi në këtë program shërben si paradhomë drejt anëtarësimit të plotë në Aleancën Veriatlantike.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *