Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur kryeqytetin sonte, ku një 25-vjeçar, i identifikuar si Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë në lokal dhe kanë hapur zjarr në drejtim të Vitijës, para se të arratiseshin nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar menjëherë në Qendrën Emergjente për trajtim mjekësor.
Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, ka konfirmuar për median se gjendja e Harbim Vitijës është ende shumë e rëndë dhe jo stabile. Ai aktualisht po merr trajtim në kujdes intensiv dhe po monitorohet vazhdimisht nga stafi mjekësor.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës. Deri tani, motivet e sulmit nuk dihen.


