Shëndetësi

Studimet e reja rreth efekteve të alkoolit në zemër

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Dy studime paraprake të kohëve të fundit, të kryera me minj, kanë shqyrtuar efektet që alkooli ka në zemër. Njëri studim ka hulumtuar se si alkooli ndikon në zemrën e femrave me zëvendësim të estrogjenit, ndërsa studimi tjetër ka ekzaminuar pirjen e tepruar të alkoolit.

Ndërsa shumë njerëz e lidhin konsumimin e tepërt të alkoolit me problemet e mëlçisë, në fakt ai mund të ndikojë trupin në shumë mënyra të ndryshme. Një mënyrë shqetësuese është ndikimi i tij në problemet kardiovaskulare, shkruan Medical News,

Kërkuesit kanë paraqitur gjetjet e tyre në Sesionet Shkencore të Shkencave Bazë Kardiovaskulare të Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA) 2024, të mbajtura nga 22–25 korrik 2024 në Çikago, IL. Asnjëri prej këtyre studimeve nuk është rishikuar ende nga kolegët dhe gjetjet e kërkuesve ende nuk janë publikuar në një revistë shkencore.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Sipas Institutit Kombëtar për Abuzimin dhe Varësinë nga Alkooli (NIAAA), 84.1% e njerëzve në Shtetet e Bashkuara mbi moshën 18 vjeç kanë raportuar se kanë konsumuar alkool në një moment të jetës së tyre.

Kërkimet e mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar plotësisht efektet e alkoolit në shëndetin e zemrës dhe për të zhvilluar strategji efektive për trajtimin e këtyre problemeve./Prishtina Post/

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *