Kulturë

Sot, Dita Ndërkombëtare për Akses Universal në Informacion

Më 17 nëntor 2015, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) shpalli 28 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare për Akses Universal në Informacion.

Qasja universale në informacion do të thotë që secili ka të drejtë të kërkojë, të marrë dhe të japë informacion. Kjo e drejtë është pjesë përbërëse e së drejtës për lirinë e shprehjes dhe media luan një rol vendimtar në informimin e publikut për çështjet me interes, por mbështetet edhe në aftësinë për të kërkuar dhe marrë informacion. Prandaj, e drejta për akses universal në informacion është gjithashtu e lidhur me të drejtën për lirinë e shtypit.

Këtë vit theksi vihet mbi inteligjencën artificiale dhe qeverisjen elektronike të cilat mund të luajnë një rol të rëndësishëm për të përmirësuar aksesin në informacion në botën dixhitale.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ato mund të ndihmojnë në kapërcimin e ndarjes dixhitale, duke u dhënë qytetarëve qasje në informacione të personalizuara dhe të arritshme. Ata mund të sigurojnë shërbime që janë më efikase. Qytetarët mund të marrin informacion dhe shërbimet e sektorit publik pothuajse menjëherë. Bërja dixhitale e shërbimeve qeveritare rrit transparencën dhe aksesin.

Megjithatë, këto zhvillime ngrenë gjithashtu pyetje në lidhje me të drejtat themelore dhe përdorimin etik të Inteligjencës Artificiale dhe E-Qeverisjes nga institucionet publike. Duke qenë se Inteligjenca Artificiale përdor të dhënat e qytetarëve, ngrihen pyetje mbi mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve./atsh/ Prishtina Post

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *