E premte, 11 Shtator 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

“Skifterat” shqiptarë vjedhin shtëpinë e influenceres spanjolle, del video virale: Hajde ikim o burr/ Na **** nanën

Influencerja e njohur spanjolle Rocio Osorno ka përjetuar një nga netët më të frikshme të jetës së saj, pasi dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e saj për ta grabitur.

Në pamjet e publikuara nga Rocio Osorno, dy autorët duket se komunikojnë në gjuhën shqipe.

Teksa ajo bërtet e tmerruar, dy “skifterët” dëgjohen duke komunikuar:

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ej..na këtë merre këtë

Ku ta çoj

Hajde të ikim o burr

Jena keq këtu…

Na q*ve nanën…

Ngjarja ndodhi teksa Osorno po regjistronte materiale për rrjetet sociale në katin e sipërm. Ajo vuri re se një dritare, e cila zakonisht qëndron e mbyllur, ishte hapur dhe kuptoi se në shtëpi kishte persona të tjerë.

“Jam në shok”, rrëfeu influencerja në rrjetet sociale, duke treguar se menjëherë nisi të bërtiste për të pararaportimëruar familjarët.

Në ato momente mbërriti edhe ish-bashkëshorti i saj, deputeti i VOX, Jacobo Robatto. Familja telefonoi shërbimet e emergjencës në numrin 112, ndërsa në vendincident mbërritën shpejt patrullat e Gardës Civile, por autorët ishin larguar.

Osorno publikoi edhe pamjet e kamerës së sigurisë në dhomën e saj të veshjes, ku shihen dy grabitësit me kapuçë dhe llamba në kokë duke kërkuar sende me vlerë mes sirtarëve dhe bizhuterive, shkruan euronews.al.

Hetimet po zhvillohen nga autoritetet, ndërsa Osorno ka deklaruar se në zonë janë raportuar edhe raste të tjera të ngjashme.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *