Ekonomi

Piceria që dërgon kokainë, Policia gjermane shkatërron bandën e drogës në Düsseldorf

Autoritetet gjermane shkatërrojnë bandën e drogës në North Rhine-Westphalia pasi mësuan se një piceri në Düsseldorf po shpërndante lëndë narkotike

Pica “No 40” ishte prej kohësh një nga porositë më të shitura në një restorant në qytetin gjerman të Düsseldorfit, derisa policia zbuloi përbërësin sekret: kokainë.

Autoritetet thonë se zbulimi i skemës së shpërndarjes së paligjshme të narkotikëve i lejoi ata ta shkatërronin një rrjet të krimit të organizuar në landin më të populluar të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia. Rreth 150 oficerë, përfshirë ata nga njësitë elitare, javën e kaluar kontrolluan 16 prona në nëntë qytete, arrestuan tre të dyshuar dhe sekuestruan depo armësh, njoftoi agjencia e lajmeve DPA, shkruan the Guardian.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Inspektorja Michael Graf von Moltke tha se policia e kishte pasur picerinë në objektiv që nga marsi, kur një inspektim rutinë ushqimor zbuloi drogën në kuzhinë. Hetuesit e lëndëve narkotike e vunë nën vëzhgim biznesin dhe vunë re se pica “No 40” ishte e preferuara e klientëve.

“Ishte një nga picat më të shitura”, tha Von Moltkesaid. Nën çdo petë vendosej një pako kokainë. “Kjo ishte e re për ne dhe na befasoi sepse pronari nuk ishte akuzuar kurrë për krime droge.”

Slogani reklamues i picerisë ishte “Ne ju sjellim gjithçka në shtëpi”. Nuk ishte e qartë se çfarë tarifoi biznesi për picën “No 40”.

s 4
image 15

Oficerët konfiskuan 1.6 kg kokainë, 400 gr kanabis dhe 268,000 euro para ‘cash’, si dhe orë të shtrenjta dhe një pistoletë, një sëpatë dhe thika me tehe të gjata që besohet të jenë pjesë e arsenalit të bandës.

Dy ditë pasi u lirua nga paraburgimi sepse nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, pronari e rihapi dyqanin dhe filloi ta shiste përsëri picën e tij të suksesshme, duke i lejuar hetuesit ta gjurmonin zinxhirin e tij të furnizimit.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *