Politikë

Skandali në Nvidia, Shtëpia e Bardhë diskuton shkarkimin e Sekretarit të Tregtisë, Howard Lutnick

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Sipas raportimeve të Reuters, një numër gjithnjë e më i madh ligjvënësish amerikanë kanë kritikuar Lutnickun për refuzimin e përfshirjes së dhjetëra kompanive kineze në një listë të rëndësishme të zezë tregtare të SHBA-së. Po ashtu, janë ngritur pikëpyetje nëse administrata amerikane ka ushtruar mbikëqyrjen e duhur ndaj eksporteve të çipave të Nvidia-s drejt Kinës, transmeton lajmi.net.

Presioni ndaj sekretarit të Tregtisë ishte shtuar edhe para dorëheqjes së Jensen Huang nga pozita e drejtuesit ekzekutiv të Nvidia-s, pas zbulimit të lidhjes së tij me Alice Huang, e cila dyshohet nga autoritetet amerikane për spiunazh në interes të Pekinit.

Megjithatë, pasojat e këtij skandali kanë intensifikuar kritikat ndaj Lutnickut, të cilin disa ligjvënës e konsiderojnë përgjegjës për mosmarrjen e masave të mjaftueshme për të kufizuar eksportin e çipave të avancuar të inteligjencës artificiale drejt Kinës.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Pavarësisht diskutimeve për të ardhmen e tij në administratë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se presidenti Donald Trump vazhdon ta mbështesë sekretarin e Tregtisë.

“Presidenti Trump ruan besim të plotë tek sekretari dhe aftësia e tij për të ushtruar këtë pozicion”, ka deklaruar zyrtari për kritikat e ngritura ndaj Lutnickut.

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse presioni politik dhe zhvillimet e fundit rreth Nvidia-s do të ndikojnë në pozitën e Howard Lutnick në administratën amerikane.

Refuzon Zvicrën dhe Shqipërinë, talenti 20-vjeçar nga Presheva…

Kurti takohet me homologun e tij hungarez, flasin…

Britania e Madhe kundërshton ndryshimet në Ligjin për…

Si dyshohet se ndodhi shpërthimi në FSK, cilat…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *