Politikë

Udhëheqësia e re, mendësia e vjetër | Lista Studentore: Për ne Kosova nuk është një parullë politike, është çështje e historisë, identitetit dhe e përgjegjësisë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Lista Studentore ka bërë të ditur se përfaqësuesit e saj janë takuar me mitropolitin Teodosije dhe igumenin e Manastirit të Deçanit, arkimandritin Sava Janjiq.

Sipas tyre, gjatë takimeve është diskutuar për pozitën e qytetarëve të Serbisë që jetojnë në Kosovë dhe nevojën për mbështetje institucionale.

“Qytetarët e Republikës së Serbisë që jetojnë në Kosovë kanë nevojë për siguri, mbështetje institucionale dhe zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen çdo ditë. Jeta dhe e ardhmja e tyre nuk duhet të varen nga interesat politike”, thuhet në deklaratën e Listës Studentore.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ata kanë theksuar se vizita ishte edhe një mundësi për të rikujtuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, historike dhe shpirtërore serbe.

“Bisedimet me mitropolitin Teodosije dhe atin Sava konfirmuan rëndësinë e ruajtjes së objekteve tona të shenjta, të Kishës Ortodokse Serbe dhe të identitetit kombëtar”, thuhet më tej në deklaratë.

Lista Studentore ka deklaruar gjithashtu se çështja e Kosovës nuk duhet të përdoret për përfitime politike.

“Për Listën Studentore, Kosova nuk është një parullë politike dhe as mjet për të mbledhur pikë politike. Kjo është çështje e historisë, identitetit, përgjegjësisë dhe, mbi të gjitha, e njerëzve”, kanë deklaruar ata.

Në fund, përfaqësuesit e kësaj liste kanë theksuar se siguria, të drejtat dhe jeta dinjitoze e qytetarëve serbë në Kosovë mbeten përgjegjësi e tyre.

“Vizita jonë nuk është fundi i diskutimeve për Kosovën, por konfirmim i detyrimit që zëri i qytetarëve që jetojnë atje të dëgjohet, që problemet e tyre të mos shpërfillen dhe që e ardhmja e tyre të mos bëhet kurrë objekt i pazareve politike”, thuhet në deklaratë.

“U bë me urdhër të Kurtit”, Hasani flet…

Shqipëri – Finlandë, publikohen formacionet zyrtare të të…

Skandali në Nvidia, Shtëpia e Bardhë diskuton shkarkimin…

Refuzon Zvicrën dhe Shqipërinë, talenti 20-vjeçar nga Presheva…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *