Kuriozitet

Si “rregulli i 5-sekondëshit” mund të shpëtojë marrëdhënien tuaj?

A keni pasur ndonjëherë një mosmarrëveshje të vogël me partnerin tuaj që shpesh ka përshkallëzuar dhe ju ka bërë të mendoni ndarjen?

Kjo, fatkeqësisht, nuk është e pazakontë në marrëdhënie mes çiftesh. Ajo që fillon si një mosmarrëveshje e vogël mund të kthehet në një sherr të madh, shpesh nga asgjëja.

Për shumë çifte, kjo situatë duket si e pakalueshme, megjithatë, kërkimi i ri psikologjik ka zbuluar një teknikë të thjeshtë për të ndaluar këtë problem në mënyrë kaq të thjeshtë, sa që të duhen vetëm pesë sekonda.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani
river 9

Si të zbatoni “rregullin e 5 sekondave”

Ndaloni dhe merrni frymë: Kur të ndjeni se biseda po tensionohet, sugjeroni një pushim prej pesë sekondash. Merrni frymë thellë së bashku për të krijuar një moment qetësie.

Numëroni së bashku: Si një mënyrë argëtuese për të siguruar që pushimi të merret seriozisht, numëroni deri në pesë së bashku. Ky veprim i përbashkët ndihmon të dy partnerët të rinisin komunikimin me qetësi.

Reflektoni: Përdorni pushimin e shkurtër për të menduar për ndjenjat tuaja dhe për atë që dëshironi të komunikoni vërtet. Ky reflektim mund të ndihmojë për të qartësuar mendimet tuaja.

Kjo është një zgjidhje e thjeshtë, falas dhe që shkencërisht ofron rezultate për të shuar emocionet negative gjatë debateve në çift. Është më e lirë se terapia (kur nuk keni probleme të tjera madhore) dhe mund të zbatohet lehtësisht në ndërveprimet e përditshme. /PrishtinaPost/

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *