Politikë

Miratohet buxheti për vitin 2027 në Qeveri, i hapet rruga për procedim në Kuvend

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Sipas paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti, buxheti i projektuar është rreth 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar për vitin 2026.

Nga shuma e përgjithshme, 908 milionë euro janë paraparë për financim direkt të komunave të Kosovës.

Projektbuxheti parasheh gjithashtu ndarjen e pagës së 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit, si dhe rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga 1 korriku i vitit 2027.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Sipas Kurtit, buxheti për paga pritet të arrijë në 1 miliard e 85 milionë euro, ndërsa një tjetër masë e paraparë është rritja graduale e shtesave për fëmijë.

Kjo rritje do të bëhet në katër faza, nga 25 për qind në vit, duke filluar nga 1 janari 2027 dhe duke përfunduar në janar të vitit 2030, me synimin e dyfishimit të shtesave aktuale.

Në Projektbuxhetin për vitin 2027 është paraparë edhe rritja e mbështetjes financiare për ekipet mbrojtëse të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas kërkesës së tyre.

Miratimi i Projektbuxhetit në Qeveri i hap rrugë procedimit të tij për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës. 

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues…

Kurti prezanton buxhetin për vitin 2027: 4.27 miliardë…

​Kërkohet presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për sjelljen para…

Avokati i të dyshuarit për rastin në Gjilan:…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *