Politikë

Si i njeh familjen e Arlinda Zekajt dhe Albert Sylajt? – Tregon Haradinaj

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në emisionin “Debat Plus”, Haradinaj tha se të dyja familjet, Zekaj dhe Syla, i njeh dhe i konsideron familje të respektuara në rajonin e Dukagjinit.

Ai u ndal edhe te përmendja e mbiemrit Haradinaj në këtë rast, duke paralajmëruar se askush nuk duhet të përdorë emrin e familjes për t’iu shmangur përgjegjësisë.

“Ajo epokë që ti mshefesh mas mbiemrit Haradinaj ka marrë fund. Kjo vlen për gjithkënd. Unë jam person publik, jo vetëm në Pejë e Gjakovë, por kudo. Ka me qenë rreptësisht e ndaluar kushdo që guxon me u mshef mas këtij emri”, deklaroi ai.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Haradinaj kërkoi që rastet e dhunës të denoncohen dhe që drejtësia të veprojë pa kompromis. Ai, ndërkaq, kritikoi ish-avokaten e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxhën, që kishte përmendur lidhjet e të dyshuarit me persona të afërt me familjen Haradinaj, duke pyetur se çfarë veprimesh kishte ndërmarrë ajo kur, sipas tij, kishte pasur informacione për rastet e mëhershme.

Ish-deputeti e akuzoi ministren Donika Gërvalla për, siç tha, përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga krimi përmes deklaratave publike.

“Donika është e mirënjohur për këso show, sepse sheshi po ia kërkon dorëheqjen”, tha Haradinaj.

Ai kundërshtoi edhe përpjekjet për ta lidhur atë personalisht me veprimet e personave që kanë dalë në fotografi me të, duke thënë se nuk ka mundësi t’i dijë paraprakisht veprimet kriminale të secilit person me të cilin takohet.

“Është e pamundur mos me pas komunikim me persona të dyshimtë, sepse nuk kemi mekanizma që mundemi me i filtru kush del në foto me mu e kush nuk del”, u shpreh ai.

Haradinaj tha se askush nuk duhet të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për përgjegjësinë para ligjit, por e konsideroi të padrejtë përdorimin e tragjedisë së Arlinda Zekajt për përplasje politike.Në fund, ai ia riktheu përgjegjësinë politike për rastin e Arlinda Zekajt ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, duke thënë se emërimet në institucionet përkatëse janë bërë gjatë gjashtë viteve të fundit nga zinxhiri komandues i tij

Haziri: LDK-ja e ka humbur pragmatizmin, kemi marrë shuplakë elektorale

​Projektbuxheti për vitin 2027 nis nesër shqyrtimin në…

Krijohet Komisioni i ri Mbikëqyrës për Odën e…

Eman Rrahmani: Punën e parë që e ka…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *