Shqipe Hysenaj ka reaguar ashpër ndaj stilistit Valdrin Sahiti, pas një interviste të fundit të këtij të fundit, të cilën ajo e ka cilësuar si “një nga gjërat më të turpshme që kam dëgjuar këtë muaj”.
Reagimi i Hysenajt vjen si pasojë e një videoje ku Sahiti diskuton figurat dhe emrat e njohur që përfaqësojnë Kosovën dhe botën, duke përmendur emra si Dua Lipa dhe Rita Ora, si dhe figura të njohura nga sporti dhe moda ndërkombëtare.
Në videon në fjalë, Valdrin Sahiti shprehet: “Kush është Kosova pa mua, kush është Kosova pa Dua Lipën, kush është Kosova pa Rita Orën. Italia pa Juventusin nuk është Itali. Kush është Franca pa Chanel dhe Dior. Italia pa Interin nuk është Itali. Çka është Italia pa Da Vinçin?”.
Si kundërpërgjigje, Shqipe Hysenaj ka publikuar një deklaratë të gjatë ku thekson: “Një nga gjërat më të turpshme që kam dëgjuar këtë muaj. Kush është Kosova pa Adem Jasharin? Shqipëria pa Isa Boletinin dhe Ismail Qemalin, Skënderbeun? Pa gjithë shkrimtarët që kanë kontribuar për gjuhën shqipe, ka qenë luftëtar me penë.
Kosova si me ju si pa ju, ju vetëm po shijoni frutet e atyre që kanë luftuar për vatan dhe për liri. Ju jeni një pikë uji në oqean, këngëtarë e stilistë a çfarë jeni tjetër, si të jesh ti (me leckat e tua) si mos të jesh, Kosova mbetet shtet i pavarur.
Kaq kisha për sot dhe mos i jepni shumë gojës, se ju s’keni kontribuar asgjë për Shqipëri dhe Kosovë. Një gozhdë nuk keni ngulur”.


